Jashtë Champions League – Arsenal mbetet prapa në garën për Osimhen

Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League mund ta lë prapa skuadrën e Arsenal edhe në merkato.

Sport

18/05/2022 11:08

Arsenal po përgatitej për të bërë disa lëvizje te mëdha në merkaton e verës, por gabimet e fundit në Premier League e larguan nga top katërshja dhe gjasat tashmë janë minimale për një kualifikim në Champions League.

Mungesa në kompeticionin e rëndësishëm mund të pengojë disa lëvizje. Një nga to është ajo për Victor Osimhen.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se sulmuesi i Napoli do ta refuzojë Arsenalin, pasi preferon të luajë në Champions League.

Thuhet se edhe situata për Gabriel Jesus mund të qëndrojë më ndryshe, pas rezultateve të fundit. /Lajmi.net/