Jashari për disa asfaltime që i bëri komuna: Po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se pas përfundimit të ujësjellësit dhe kanalizimit së fundi, po vazhdojnë edhe me asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Kryshec.

Lajme

05/12/2020 16:10

Jashari ka shkruar në Facebook se bashkë me përfaqësuesit e fshatit, Avdullahin e Fatosin, si dhe inxhinierin e komunës, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “Xhavit dhe Arsim Gashi”, rrugë kjo e cila ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

“Krahas kësaj po vazhdon projekti i ndërtimit të rrugës që lidhë Kryshecin me qytetit tone”.

“Kështu në Kryshec dhe fshatra tjera po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Pas përfundimit të ujësjellësit dhe kanalizimit së fundi, po vazhdojmë edhe me asfaltimin e segmenteve rrugore në…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Saturday, December 5, 2020