Jashari: E kemi amanet shtetin ta ruajmë dhe ta ndërtojmë

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari, tha se e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë shtetin që e krijuam falë atyre që kanë dhënë jetën për këtë shtet.

Lajme

05/03/2021 14:12

“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë”, tha ai.

Ai ka falënderuar NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe vendet evropiane që ndihmuan Kosovën në luftë, duke theksuar se falë kontributit të të gjithëve, sot kemi liri e pavarësi dhe mbi të gjitha Ushtrinë e Kosovës.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme dhe krenari që t’i shohim ata të rinj e të reja të jenë në shërbim të kombit”, shtoi ai.