Jasharaj fton Kurtin t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeministër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i atakuar sindikata ka shkelur ligjin për organizimin sindikal.

Lajme

06/12/2021 21:49

Jasharaj madje e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet anëtar i SBASHK-ut, nëse punët si kryeministër nuk po i mjaftojnë.

“I nderuar Ramabaja, kryeministri I Kosovësi nuk e ka asnjë drejtë, madje e ka shkelur ligjin mbi organizimin sindikal, duke atakuar sindikatat. Nëse ai i pëlqen sindikata, dhe nuk i del boll detyra që e ka si kryeminisër, dhe ka lën plot premtime të parealizuar. Unë po ja jepi një mundësi le të bëhet anëtari i SBASHK-ut, pastaj e fiton të drejtën që të votojë dhe të jetë kandidat për t’u zgjedhur”, shtoli Jasharaj në T7.

Ai madje tha se tendencat e Kurtit për t’i kapur sindikatat do t’i shkojnë huq.

“Tendenca e tij për t’i kapur sindikatat do t’i shkojë huq”.