Jardim favorizon Juventusin

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim ka favorizuar Juventusin në ballafaqimin e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 13:23

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim ka thënë se Juventus është favorit për t’u kualifikuar tutje në ballafaqimin e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Juventus është në mesin e skuadrave më të mëdha. Ata janë favorit”, deklaroi Jardim pas shortit.

“Jemi me fat që e kemi ndeshjen e dytë të shtëpi. Do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimumin e kësaj çerekfinaleje”, u shpreh ai.