Japonia ndihmon refugjatët nga Siria dhe Iraku, me 1.5 miliardë dollarë
Zhvillimet e fundit nga tubimit vjetor i OKB-së, kanë bashkuar liderët botërorë për të trajtuar çështje të ndryshme siç janë: refugjatët dhe krizat në Siri, Jemen dhe vende tjera, shkruan AP.

Bota
Por Japonia është ajo e cila është bërë temë diskutimi në mediat ndërkombëtare, për faktin se është zotuar se do të dhurojë plotë 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar refugjatët dhe në stabilizimin e komuniteteve që po përballen me turbullira në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, transmeton lajmi.net.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka bërë të ditur gjatë të martës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se vendi i tij do të ndihmojë në mënyra të ndryshme.
Abe është zotuar se Japonia do të sigurojë 810 milionë dollarë gjatë këtij viti, për ndihma emergjente për refugjatë dhe personat e zhvendosur nga Siria dhe Iraku, që i bie se do të japë trefishin e të hollave që i kishin dhënë vitin e kaluar.
Ai ka deklaruar se Japonia është duke i përgatitur edhe 750 milionë dollarë më shumë, “për të ndihmuar në ndërtimin e paqes” në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përfshirë ndihmën për furnizim me ujë dhe kanalizim në Irak. (lajmi.net)