Japonia do ta ulë në zero emetimin e karbonit deri në vitin 2050
Bashkimi Evropian dhe Britania tashmë veçse e kanë vendosur këtë qëllim gjithashtu, kurse Kinda ka lajmëruar ta mbërrij këtë qëllim deri në vitin 2060.

Bota
Edhe pse Japonia është duke pasur vështirësi të mëdha ekonomike si shkak i pandemisë, kryeministri Yoshihide Suga ka lajmëruar se ata janë shumë ambicioz në sigurimin e një ambienti të gjelbër deri në vitin 2050, shkruan “AP” transmeton lajmi.net.
Ai mendon se shtylla më e fuqishme ekonomike është krijimi i një ambienti të gjelbër dhe të mbrojtur nga karboni.
“Ngrohja globale tani rrezikon edhe ambientin edhe ekonominë e shoqërisë sonë, prandaj është shumë e rëndësishme të sigurohet një ambient i duhur socio-ekonomik”, u shpreh ai.
Rreth 40% e emetimit të karbonit nga Japonia vjen nga kompanitë elektrike, prandaj ata duhet të rikrijojnë një sistem të ri të teknologjisë që përdorë hidrogjen, amoniak dhe resurse të tjera jo-karbonike.
Riciklimi i karbonit dhe bateritë solare janë çelësi i krijimit të kësaj teknologjie.
Suga gjithashtu tha se menjëherë pas përfundimit të pandemisë, hapi i parë do të jetë ky projekt.
Ai mendon se krijimi i një sistemi të ri dhe rimëkëmbja e hapësirave të gjelbra do të ndihmoj edhe në zvogëlimin e varfërisë dhe krijimin e një ambienti më të mirë për gjeneratat e reja. /Lajmi.net/