Japonia dhe Rusia goditen nga një termet 7.0 shkallë

Një tërmet i madh ka goditur bregdetin verior të Japonisë sot, por nuk ka raportime për dëme serioze ose lëndime dhe asnjë rrezik të ndonjë cunami, thanë zyrtarët.

Bota

13/02/2020 13:24

Tërmeti me madhësi 7.0 ballë epiqendrën e pati në det, 62 milje në juglindje të Ishujve Kuril të Rusisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve. (USGS).

Tërmeti nënujor ndodhi 100 milje nën sipërfaqen e oqeanit, transmeton lajmi.net.

Televizioni publik NHK tregoi një video që shfaq dridhjen e monitorëve dhe rafteve në zyrën e tyre në Kushiro në bregdetin juglindor të Hokkaido.

Policia prefekturale Hokkaido tha se ata nuk kishin marrë raporte për dëme ose lëndime. /Lajmi.net/