Januzaj zbulon fajtorin e largimit nga Man Utd

Adnan Januzaj është rikthyer në kohë për të folur rreth Manchester United.

Sport

14/11/2018 11:33

Adnan Januzaj ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin nga Manchester United.

Lojtari me prejardhje nga Kosova ka deklaruar se Jose Mourinho kërkonte lojtarë me përvoje, andaj ai ishte i detyruar që të lëvizte.

“Jose Mourinho nuk më dha mundësinë që ta tregoja veten te Manchester United”, tha fillimisht Januzaj, përcjell “lajmi.net”.

“Ai kërkonte lojtarë me përvojë, por unë e di se mund të kisha sukses te Manchester United.

“Kualitet e mija e kanë dëshmuar qysh në inkuadrimin në skuadrën e parë, mirëpo unë jam i lumtur në Spanjë, po e shijoj futbollin tim”, ka shtuar më tej anëtari i Real Sociedadit. /Lajmi.net/