Januzaj, ‘xhokeri’ i Unitedit

Deri më tani, në sezonin e tij të parë në Premierligë, Adnan Januzaj është angazhuar si mesfushor në krahun e majtë dhe në qendër. Mirëpo, së shpejti ai mund të jetë në garë me Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn për një vend në sulmin e Manchester Unitedit, ka thënë asistenti Steve Round. Ylli kosovar…

Sport

30/10/2013 13:24

Deri më tani, në sezonin e tij të parë në Premierligë, Adnan Januzaj është angazhuar si mesfushor në krahun e majtë dhe në qendër.

Mirëpo, së shpejti ai mund të jetë në garë me Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn për një vend në sulmin e Manchester Unitedit, ka thënë asistenti Steve Round.

Ylli kosovar mahniti edhe njëherë tifozët me një tjetër paraqitje fantastike në fitoren 4-0 ndaj Norwich Cityt të martën mbrëma, kur u paraqit në rolin e numrit 10 prapa Javier Hernandezit. Mirëpo, Round beson se 18-vjeçari mund të luajë edhe si numër 9.

“Adnan ka shkuar nga një nivel tek tjetri”, deklaroi Round. “Ne e kemi parë atë si numër 7, 10, 11. Ai mund të luajë në secilën prej këtyre pozitave. Por, nëse e pyetni trajnerin e ekipit të dytë, Warren Joyce, i cili punoi me të sezonin e kaluar, ai do t’ju thotë se pozita e tij më e mirë ishte numri 9. Ai luajti si i tillë tek ata”.

Round thotë se Januzaj është i aftë të luajë në çfarëdo roli në repartin sulmues.

“Ai mund të paraqitet me sukses në secilën prej këtyre katër pozitave. Për një futbollist si Adnan, ne jemi duke u munduar që ta furnizojmë me përvojë dhe ta ndihmojnë që të zhvillohet duke luajtur në pozita të ndryshme dhe të ketë ide të ndryshme se si duhet të luajë”, përfundoi ai.