Januzaj, vetëm ‘shikues’ në Brazil

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka lavdëruar mesfushorin Adnan Januzaj, por ka insistuar se nuk është i sigurt se do ta aktivizojë atë në Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

13/05/2014 15:38

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka lavdëruar yllin kosovar Adnan Januzaj pasi e inkuadroi në mesin e 24 futbollistëve për Kampionatin botëror në Brazil.

Por, Wilmots theksoi se Januzaj nuk e ka të garantuar minutazhin.

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit është përfshirë në ekipin e Belgjikës për Botëror, dhe Wilmots e arsyetoi ftesën e Januzajt, duke lavdëruar kualitetet e 19-vjeçarit.

“E kam parë në ndeshjen kundër Hull Cityt në Premierligë. Ai ka kualitete. Ai ka potencial. Ai mund të luajë në krahun e djathtë, në qendër….”, deklaroi Wilmots në konferencë për shtyp kur edhe publikoi emrat e futbollistëve që do të përbëjnë skuadrën e Belgjikës në Kampionatin botëror në Brazil.

“Januzaj është talent i madh. Por, nuk jam i sigurt se do ta aktivizojë në Brazil. Ai do të jetë me ne për të fituar përvojë”, u shpreh Wilmots.