Januzaj: Van Gaal, trajner i madh

Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka mirëpritur emërimin e Louis van Gaalit në postin e menaxherit dhe beson se holandezi do ta udhëheq ekipin drejt titujve.

Sport

20/05/2014 17:24

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj beson se Louis van Gaal mund të rikthejë ditët e lavdishme në klub, dhe mezi pret të fillojë punën me menaxherin e ri.

Selektori aktual i Holandës do të marrë drejtimin e gjigantit anglez pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Dhe, Januzaj, i cili mori pjesë në stërvitjen e tij të parë me ekipin e Belgjikës të hënën, në përgatitje për garën në shtetin e Amerikës së Jugut, ka mirëpritur ardhjen e strategut të ri.

“Jam shumë i lumtur sepse ai është menaxher i madh”, deklaroi Januzaj për SSN. “Van Gaal është trajner shumë i suksesshëm. Jam i bindur se ne do të fitojmë së bashku”, u shpreh ai.