Januzaj, top futbollist
Juan Mata ka thënë se është duke ndërtuar bashkëpunimin e tij me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien duke insistuar se top futbollistët janë në gjendje të luajnë së bashku me këdo. Ai po ashtu nuk harron pa lavdëruar edhe yllin kosovar Adnan Januzaj. Reprezentuesi spanjoll thotë se ndihet rehat në United pas transferimit në…

Sport
Juan Mata ka thënë se është duke ndërtuar bashkëpunimin e tij me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien duke insistuar se top futbollistët janë në gjendje të luajnë së bashku me këdo.
Ai po ashtu nuk harron pa lavdëruar edhe yllin kosovar Adnan Januzaj. Reprezentuesi spanjoll thotë se ndihet rehat në United pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të janarit për 37.1 milionë funte.
Dhe, pranon se i pëlqen të luajë së bashku me futbollistë të kalibrit të Rooneyt dhe Van Persiet, si dhe talentit të madh Adnan Januzaj.
“Ne jemi duke punuar rreth disa gjërave në stërvitje në mënyrë që të bashkëpunojmë më mirë dhe të kuptohemi më mirë mes vete”, deklaroi Mata për MUTV.
“Por, kur flisni për futbollistë si ata, ata janë top futbollist dhe është lehtë të luani me ta. Treshja, Robin, Wayne dhe Adnan, janë futbollistë të mrekullueshëm dhe është kënaqësi të luaj së bashku me ta. Dua të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin. Në pozitën time kryesore në fushë, detyra ime është të asistoj dhe të shërbej raste për sulmuesit. Por, nëse mund të shënoj, atëherë edhe më mirë”, u shpreh ai.