Januzaj të startojë ndaj Stokes?

Ylli i Manchester United, Adnan Januzaj pritet të startojë në takimin e ardhshëm të skuadrës së tij, të cilin e zhvillon kundër skuadrës së Stoke Cityt.

Sport

01/12/2014 15:05

Givemesport raporton se Adnan Januzaj do të startojë në ndeshjen e ardhshme të Manchester United, të cilën e zhvillon kundër Stoke Cityt.

Përpos Januzajt, nga minuta e parë në këtë takim pritet të jetë edhe sulmuesi i Djajve, Radamel Falcao.

Januzaj ka startuar disa herë për skuadrën e tij gjatë këtij stinori, mirëpo nuk ka arritur të tregojë formën e tij më të mirë.

Përndryshe, United është duke kaluar në një formë të mirë kohëve të fundit, pasi ka arritur të shënojë tre fitore radhazi, teksa është në kërkim dhe për fitoren e katërt radhazi.