Januzaj, talent i rrallë

Robin van Persie ka thënë se Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të mirë të rinj që ka parë ndonjëherë. Gjatë karrierës së deritashme, sulmuesi i Manchester Unitedit ka qenë dëshmitar i depërtimit të shumë futbollistëve të talentuar përfshirë Cesc Fabregasin në Arsenal para transferimit të tij në Barcelonë. Por, ndikimi i menjëhershëm i…

Sport

28/10/2013 13:13

Robin van Persie ka thënë se Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të mirë të rinj që ka parë ndonjëherë.

Gjatë karrierës së deritashme, sulmuesi i Manchester Unitedit ka qenë dëshmitar i depërtimit të shumë futbollistëve të talentuar përfshirë Cesc Fabregasin në Arsenal para transferimit të tij në Barcelonë.

Por, ndikimi i menjëhershëm i Januzajt në paraqitjet e tij të para me ekipin senior të Unitedit, e ka impresionuar Van Persien.

“Me kalimin e vjetëve kam parë shumë futbollistë të rinj dhe sinqerisht mund të them se Adnan është në mesin e një ose dy më të mirëve”, deklaroi Van Persie.

“Ai është futbollist i mrekullueshëm, jam tifoz i tij. Madje, qysh në fillim të përgatitjeve kam menduar se ka diçka të veçantë. Ai është futbollist special. Adnani do t’i jap Unitedit një numër të konsiderueshëm golash dhe ndeshje të mira. Ai ka vetëbesim në mënyrë pozitive. Nuk brengoset nga rastet e mëdha dhe presioni i dueleve të rëndësishme”, u shpreh ylli holandez, i cili e sheh veten tek 18-vjeçari.

“Edhe unë kisha një besim të tillë, dhe kur i shoh disa gjëra tek ai dhe veprimet që i bën, më kujtohet vetja në moshë të re. Ai nuk është Van Persie i ri, ai është Adnani i ri. Secili është futbollist i vetes së tij. Ai është talent i madh dhe do të jetë nën përkujdesje të stafit dhe futbollistëve këtu”, u shpreh Van Persie.