Januzaj si Ronaldo

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Pallister ka lavdëruar qëndrimin e Adnan Januzajt për qasjen fizike të kundërshtarëve, deri më tani gjatë këtij sezoni, i pari për të në Premierligë. 18-vjeçari kosovar ka shkaktuar telashe për mbrojtjet kundërshtare prej kur debutoi me Unitedin në ndeshjen e Community Shield në fillim të këtij sezoni, ndërsa bëri…

Sport

14/01/2014 14:50

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Pallister ka lavdëruar qëndrimin e Adnan Januzajt për qasjen fizike të kundërshtarëve, deri më tani gjatë këtij sezoni, i pari për të në Premierligë.

18-vjeçari kosovar ka shkaktuar telashe për mbrojtjet kundërshtare prej kur debutoi me Unitedin në ndeshjen e Community Shield në fillim të këtij sezoni, ndërsa bëri bujë me dy golat në fitoren kundër Sunderlandit më 5 tetor.

Derisa u bëri thirrje gjyqtarëve që të mbrojnë të riun nga tretmani i ashpër i kundërshtarëve, menaxheri David Moyes ka kërkuar që Januzaj të ballafaqohet pozitivisht me qasjen e tij.

Kurse, ish futbollisti i Unitedit, Pallister është i impresionuar nga rezultati i deritashëm. “Ai është talent i jashtëzakonshëm”, deklaroi Pallister për ManUtd.com.

“Mënyra si është duke luajtur tregon shumë për karakterin e djaloshit. Menaxheri ka folur për goditjet dhe vëmendjen fizike që zgjon Adnani, dhe ju mund ta shihni këtë në çdo ndeshje. Ai gjithmonë është cak i kundërshtarëve dhe mendoj se gjyqtarët nuk janë duke u marrë me këtë sa duhet”, shtoi ai.

Pallister i mahnitur nga talenti i Januzajt

Pellister është i lumtur me mënyrën si Januzaj është mësuar të ballafaqohet me mbulim të vazhdueshëm derisa sjell paraqitje të shkëlqyeshme, njëra pas tjetrës.

“Adnani meriton lëvdata, sepse futbollistët kundërshtarë janë duke e vënë në shënjestër si kërcënim. Ai është i ri dhe ende nuk e ka zhvilluar trupin e tij. Por, gjëja e mrekullueshme e tij është se njësoj sikurse Ronaldo kur erdhi këtu, ai ngrihet në këmbë, fshin pluhurin dhe i sulmon ata menjëherë”, përfundoi Pallister.

Januzaj u shpall futbollist i ndeshjes në fitoren e Unitedit ndaj Swanseas 2:0 në ndeshjen e fundit në kuadër të Premierligës.