Januzaj shpëton Moyesin

David Moyes është nën presion të madh. Menaxheri skocez vazhdon të ballafaqohet me kritika të mëdha nga tifozë e analistë të shumtë që dyshojnë në vendimin e drejtuesve të Manchester Unitedit që ai të jetë pasardhës i Sir Alex Fergusonit. Rezultatet e deritashme këtë sezon kanë qenë tejet dëshpëruese dhe nuk i shkojnë në favor…

Sport

11/04/2014 22:04

David Moyes është nën presion të madh. Menaxheri skocez vazhdon të ballafaqohet me kritika të mëdha nga tifozë e analistë të shumtë që dyshojnë në vendimin e drejtuesve të Manchester Unitedit që ai të jetë pasardhës i Sir Alex Fergusonit.

Rezultatet e deritashme këtë sezon kanë qenë tejet dëshpëruese dhe nuk i shkojnë në favor Moyesit, që megjithatë duket se do të mbajë postin së paku edhe për edicionin e ardhshëm, ose fillimin e tij.

Mirëpo, një fakt tek i cili Moyes është ‘fitues’ është besimi i tij tek talenti kosovar Adnan Januzaj. Mesfushori është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit në sezonin e tij debutues me ekipin e parë.

Disa tifozë të Unitedit kanë bërë postime në rrjetin social Twitter duke thënë se një prej gjërave të vetme që ka bërë mirë Moyes këtë edicion ka qenë inkuadrimi dhe angazhimi i shpeshtë i Januzajt në ekip.

Së paku duket se diçka bëri mirë.