Januzaj: Sezonin tjetër e duam Premier Ligën

Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj ka kërcënuar skuadrat tjera të Premier Ligës, duke thënë se synimi kryesor i tyre për sezonin tjetër është që të fitojnë Premier Ligën.

Sport

08/02/2015 10:01

Adnan Januzaj ka thënë se synimi kryesor i skuadrës së tij për sezonin tjetër është që të fitojnë titullin e Premier Ligës.

“Sezonin tjetër, synimi ynë kryesor është që të fitojmë Premier Ligën. Ne kemi një menaxher të shkëlqyer dhe një skuadër të shkëlqyer. Në mund ta bëjmë këtë gjë”, tha Januzaj.

Përndryshe, Van Gaal e ka blinduar Januzajn në Old Trafford, edhe pse për shërbimet e tij janë interesuar shumë skuadra të mëdha europiane.