Januzaj, sërish në vend të Di Marias

Për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme, Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në vend të Angel Di Marias në tentim të bëhet hero i Manchester Unitedit, në ndeshjen kundër Newcastles.

Sport

04/03/2015 22:06

Pas duelit ndaj Sunderlandit, ku inkuadrimi i tij në lojë në fillim të pjesës së dytë e bëri dallimin, Adnan Januzaj sërish zuri vendin e Angel Di Marias në tentim për t’u bërë hero i Manchester Unitedit në ballafaqimin ndaj Newcastles.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në vend të argjentinasit, në minutën e 59-të, tek rezultati 0-0.