Januzaj rrezikon të digjet

David Moyes ka bërë të ditur se mungesa e Adnan Januzajt në ekipin e Manchester Unitedit gjatë periudhës së fundit ka qenë për të mbrojtur mesfushorin nga lodhja e mëtutjeshme. 19-vjeçari ka bërë një fillim të fuqishëm të karrierës në Old Trafford. Por, ai bëri vetëm dy paraqitje në mars duke munguar edhe në ballafaqimin…

Sport

28/03/2014 23:00

David Moyes ka bërë të ditur se mungesa e Adnan Januzajt në ekipin e Manchester Unitedit gjatë periudhës së fundit ka qenë për të mbrojtur mesfushorin nga lodhja e mëtutjeshme.

19-vjeçari ka bërë një fillim të fuqishëm të karrierës në Old Trafford. Por, ai bëri vetëm dy paraqitje në mars duke munguar edhe në ballafaqimin e humbur nga Manchester City të martën.

United pret Aston Villan të shtunën para duelit të parë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Moyes ka insistuar se kosovari është ende në planet e tij.

“Mendoj se Adnani ka luajtur një numër jashtëzakonisht të madh të ndeshjeve për një 19-vjeçar”, deklaroi Moyes.

“Ne duhet ta ruajmë. Ne kemi parë shenja në stërvitje ndaj të cilave duhet të jemi të kujdesshëm me të. Ai është talent i madh dhe është një prej atyre që do të luajë për një kohë të gjatë në Manchester United. Por, duhet të jemi të kujsesshëm me të. Ne duhet t’i bëjmë gjërat e tyre dhe ai ka luajtur shumë futboll”.