Januzaj refuzon Kosovën

Adnan Januzaj ka insistuar se dëshiron që komplet karrierën e tij ndërkombëtare ta kalojë me ekipin e Belgjikës, duke shuar shpresat që një dita ta përfaqësojë Kosovën.

Sport

28/06/2014 16:44

Pas paraqitjes në Kampionatin botëror me Belgjikën, Adnan Januzajt i kishte mbetur Kosova si opsion i vetëm nëse do të dëshironte të ndërronte skuadrën Përfaqësuese në të ardhmen.

Mirëpo, mesfushori i ri i Manchester Unitedit ka insistuar se planifikon që komplet të ardhmen e tij në futbollin ndërkombëtar ta kalojë me Belgjikën.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mund t’i pyesni edhe bashkëlojtarët e tjerë. Jam i gatshëm që komplet karrierën time ta kaloj me Belgjikën”, deklaroi Januzaj për portalin Voetbalkrant.com.

Januzaj u kërkua nga Shqipëria, Anglia e Turqia por në fund zgjodhi Belgjikën. Por, ai ka ende mundësi të luajë për Kosovën për shkak se në momentin e vendimit të tij, Kosova ende nuk është e pranuar nga FIFA dhe UEFA.

Por, bazuar në fjalët e tij duket se Januzaj ka vendosur që të jetë futbollist i Belgjikës, një herë e përgjithmonë.