Januzaj refuzoi PSG’në
Paris Saint-Germain ishte klubi më i ri që u mundua ta transferojë Adnan Januzajn nga Manchester United, para se ylli i ri kosovar të nënshkruajë kontratë të re afatgjate në Old Trafford, javën e kaluar, kanë njoftuar mediet franceze. Mesfushori kishte të drejtë të nënshkruante marrëveshje paraprake me cilindo klub në janar para se të…

Sport
Paris Saint-Germain ishte klubi më i ri që u mundua ta transferojë Adnan Januzajn nga Manchester United, para se ylli i ri kosovar të nënshkruajë kontratë të re afatgjate në Old Trafford, javën e kaluar, kanë njoftuar mediet franceze.
Mesfushori kishte të drejtë të nënshkruante marrëveshje paraprake me cilindo klub në janar para se të zyrtarizonte vazhdimin e qëndrimit në Manchester United, deri në vitin 2018.
19-vjeçari ka depërtuar në ekipin e parë të menaxherit David Moyes këtë sezon, por PSG shpresoi në transferimin e tij në Parc des Princes. Mediet franceze kanë raportuar se PSG kaloi disa javë duke u munduar të bind Januzajn se e ardhmja e tij qëndron larg nga Old Trafford.
Sipas, Le10Sport, PSG kontaktoi me menaxherin e Januzajt pasi mësuan se futbollisti ende nuk ka vazhduar kontratën e tij në United dhe ishte në dispozicion si i lirë në fund të sezonit.
Por, United reagoi shpejt duke arritur marrëveshje me Januzajn, i cili po ashtu dëshironte të qëndronte në klub.