Januzaj refuzoi Giggsin

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka bërë të ditur se u mundua ta bindë bashkëlojtarin e tij, yllin kosovar, Adnan Januzaj, të zgjedh Uellsin për Kombëtare, por u refuzua nga 18-vjeçari. Megjithatë, Giggs nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për Januzajn, futbollist i cili ka shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm në paraqitjet e…

Sport

25/11/2013 23:11

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka bërë të ditur se u mundua ta bindë bashkëlojtarin e tij, yllin kosovar, Adnan Januzaj, të zgjedh Uellsin për Kombëtare, por u refuzua nga 18-vjeçari.

Megjithatë, Giggs nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për Januzajn, futbollist i cili ka shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm në paraqitjet e para për ekipin senior të Manchester Unitedit këtë sezon.

“Mendoj se ka shtatë ose tetë shtete në mesin e të cilave mund të zgjedh. Jam munduar ta bindi të kalojë në Uells por ai nuk është i interesuar”, deklaroi Giggs për TalkSport.

“Ai e pranon topin dhe ka balancë të mirë, njësoj sikurse unë kur erdha kur depërtova në ekip. Ai është futbollist interesant për tifozët dhe për futbollistët e tjerë të ekipit të parë si dhe ata të akademisë. Ata mund ta shohin dhe të binden se është e mundur të depërtoni, nëse punoni shumë dhe në mënyrën e duhur”, shtoi Giggs.

Në një tjetër temë, mesfushori pranoi se Arsenali me plot meritë është lider në Premierligë. “Arsenali ka treguar vazhdimësi të mirë dhe e meriton të jetë në krye”, përfundoi ai.