Januzaj, nga minuta e parë kundër Tottenhamit?

Sipas zërave më të fundit që arrijnë nga Anglia, mësojmë se Adnan Januzaj pritet të luajë nga minuta e parë në derbin e sotëm kundër Tottenhamit.

Sport

15/03/2015 12:49

Adnan Januzaj pritet të jetë në fushë nga minuta e parë për Manchester Unitedin në takimin kundër Tottenhamit.

Trajneri Van Gaal ka filluar të ketë besim te shërbimet e Januzajt, të cilin është shprehur i gatshëm ta hedh në fushë nga minuta e parë në derbin e sotëm.

Për më shumë, Metro ka publikuar dhe formacionin me të cilin mund të paraqitet United në këtë takim, edhe pse ky formacion nuk është zyrtar.

Formacioni: De Gea, McNair, Smalling, Jones, Blackett, Herrera, Blind, Fellaini, Januzaj, Valencia, Rooney