Januzaj në mesin e yjeve

E përditshmja prestigjioze sportive franceze L’Equipe ka publikuar një shkrim lidhur me dhjetë futbollistë që pritet të jenë yje të së nesërmes dhe në mesin e tyre gjendet edhe mesfushori i talentuar kosovar, i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. 18-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë dhe është një prej futbollistëve më…

Sport

31/10/2013 15:21

E përditshmja prestigjioze sportive franceze L’Equipe ka publikuar një shkrim lidhur me dhjetë futbollistë që pritet të jenë yje të së nesërmes dhe në mesin e tyre gjendet edhe mesfushori i talentuar kosovar, i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

18-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë dhe është një prej futbollistëve më të dalluar të gjigantit nga Old Trafford.

Januzaj më herët gjatë këtij muaji vazhdoi kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2018 dhe menaxheri David Moyes ka deklaruar se pret që kosovari të bëhet futbollist i rëndësishëm i ekipit.

Përveç tij, në mesin e dhjetë yjeve të së ardhmes janë edhe talentë të tjerë si Paul Pogba, Isco e Julian Draxler.

Top 10 yjet e së ardhmes:

Koke (Atletico Madrid), Paul Pogba (Juventus), Isco (Real Madrid), Adnan Januzaj (Manchester United), Thibaut Courtois (Chelsea & Atletico Madrid), Julien Draxler (Schalke), Raphael Varane (Real Madrid), Matija Nastasic (Man City), Marco Verratti (PSG) dhe Andre Schurrle (Chelsea).