Januzaj në Bundesligë
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund të huazohet në Borussia Dortmund në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund të largohet nga klubi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Edhe pse ka filluar sezonin e ri si titullar te “Red Devils”, Januzaj prapë mund të largohet nga Old Trafford.
Sipas mediave gjermane, ai mund të transferohet në Borussia Dortmund.
Por, vetëm në formë të huazimit deri në verën e vitit të ardhshëm.