Januzaj në Botëror?
Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e angazhimit të Adnan Januzajt për në Kampionatin botëror 2014. Ylli kosovar i Manchester Unitedit ende nuk ka vendosur se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë, kurse së fundmi kanë filluar kontaktet e Federatës së Futbollit të Shqipërisë për përfshirjen e tij nën urdhrat e selektorit…

Sport
Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e angazhimit të Adnan Januzajt për në Kampionatin botëror 2014.
Ylli kosovar i Manchester Unitedit ende nuk ka vendosur se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë, kurse së fundmi kanë filluar kontaktet e Federatës së Futbollit të Shqipërisë për përfshirjen e tij nën urdhrat e selektorit Gianni de Biasi.
Mirëpo, Wilmots nuk dorëzohet, ai ende shpreson se Januzaj mund të jetë pjesë e skuadrës së tij në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.
Duke komentuar opsionet e tij të futbollistëve në krah, Wilmots ka deklaruar: “Ekziston një garë e ashpër, tani edhe me Zakaria Bakkalin, Yannick Ferreira-Carrasco e ndoshta edhe Adnan Januzaj”.