Januzaj mund të largohet nga Man Utd

Menaxheri i Adnan Januzajt, Dirk de Vriese ka mohuar spekulimet se Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e klientit të tij gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Mirëpo, ai ka pranuar se ylli kosovar mund të largohet nga Manchester United, duke konsideruar rezultatet e dobëta të ekipit këtë edicion. 18-vjeçari ka shkëlqyer…

Sport

22/01/2014 10:34

Menaxheri i Adnan Januzajt, Dirk de Vriese ka mohuar spekulimet se Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e klientit të tij gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mirëpo, ai ka pranuar se ylli kosovar mund të largohet nga Manchester United, duke konsideruar rezultatet e dobëta të ekipit këtë edicion.

18-vjeçari ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke u bërë një prej futbollistëve kryesor në ekipin e menaxherit David Moyes. Januzaj ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Unitedin, mirëpo kjo nuk garanton qëndrimin e tij afatgjatë në klub.

“Është normale që klube si Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara në një futbollist si Januzaj por nuk kam bërë asnjë kontakt specifik, nuk kam marrë asnjë oferte”, deklaroi De Vriese gjatë një bisede me gazetarin belg, Jens Cuypers.

Por, De Vriese pranoi se Januzaj mund t’i konsiderojë opsionet e tij duke pasur parasysh formën e dobët të Unitedit këtë edicion që mund t’i lë ata jashtë edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.