Januzaj, mos ndrysho

Ryan Giggs ka këshilluar Adnan Januzajn të injorojë vëmendjen e madhe rreth tij dhe të vazhdoj nismën e mrekullueshme të karrierës së tij në Manchester United. 18-vjeçari është një prej tregimeve më pozitive të sezonit të deritashëm të Unitedit. I jashtëzakonshëm gjatë përgatitjeve, Januzaj debutoi në Community Shield por u desh të priste për të…

Sport

25/10/2013 10:50

Ryan Giggs ka këshilluar Adnan Januzajn të injorojë vëmendjen e madhe rreth tij dhe të vazhdoj nismën e mrekullueshme të karrierës së tij në Manchester United.

18-vjeçari është një prej tregimeve më pozitive të sezonit të deritashëm të Unitedit. I jashtëzakonshëm gjatë përgatitjeve, Januzaj debutoi në Community Shield por u desh të priste për të bërë ndikim në Premierligë.

Kur iu ofrua rasti nga menaxheri David Moyes, Januzaj e shfrytëzoi plotësisht, duke shënuar dy gola ndaj Sunderlandit, në debutimin e tij si titullar.

Ai e ruajti formën e mirë edhe në duelin e radhës kundër Southamptonit, kur shërbeu për mrekulli për Wayne Rooneyn në aksionin që u përcoll me golin nga Robin van Persie.

Kjo ka bërë që Januzaj të bëhet një prej temave më të përfolura në Angli. Giggs, i cili kishte bërë nismë të ngjashme me Unitedin, kur depërtoi në skuadër më 1991, ka këshilluar Januzajn të mos ndryshojë.

“Më është thënë të vazhdoj atë që isha duke e bërë në ekipin e të rinjve sepse ashtu do të inkuadrohem në ekipin e parë”, deklaroi Giggs.

“Adnan është djalosh i shkëlqyeshëm, Ai dëshiron të mësoj dhe të përmirësohet. Kjo është e mirë për tu parë. Ai është talent. Sa më përket meje, ai është në vendin e duhur, dhe shpresoj se do të shohim zhvillimin e talentit të tij”, u shpreh ikona e klubit nga Old Trafford.

Giggs insiston se Januzaj nuk duhet të brengoset për parashikimet e mëdha mbi të.

“Ai është në rregull për momentin. Këshillat vijnë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Futbollistët e rinj pësojnë rënie të formës. Është e pashmangshme. Për momentin, ju vetëm duhet ta lejoni të kënaqet sepse të gjithë kënaqen duke e shikuar atë që ka bërë në ndeshjet e fundit për Unitedin”, përfundoi Giggs.