Januzaj merret me një sport të ri (FOTO)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka provuar veten në bilardo, gjatë një vizite tek shoku i tij, Shaun Murphy.

Sport

30/04/2015 12:21

Adnan Januzaj ka dëshpëruar gjatë këtij sezoni në ato pak paraqitje që ka bërë me Manchester Unitedin.

Dhe, duket se mesfushori është kapluar nga dëshira që së paku në kohë të lirë të provojë një sport të ri.

Januzaj ishte pjesë e një turneu të bilardos që u zhvillua në Sheffield.

Ai ka shkuar në këtë turne për ta vizituar mikun e tij të ngushtë Shaun Murphy, i cili e zhvillonte çerekfinalen kundër Anthony McGill.