Januzaj me Rivaldon

Ylli i ri i Përfaqësueses së Belgjikës, Adnan Januzaj është duke u përgatitur për debutimin e tij në Kampionatin botëror. Ai takoi dhe bëri një fotografi me legjendën e Brazilit, Rivaldo.

Sport

14/06/2014 23:07

Adnan Januzaj është duke u përgatirur me Belgjikën për ndeshjen e parë të Grupit H në Kampionatin botëror kundër Algjerisë të martën.

Në ndërkohë, mesfushori i talentuar i Manchester United është duke u njoftuar gjithnjë e më tepër me Brazilin, shtetin nikoqir të garës.

Dhe, sot ai ka takuar dhe bëri një fotografi me legjendën e Brazilit, Rivaldo.

Në fotografinë që ka filluar të qarkullojë në rrjetin social Twitter, Januzaj shihet përkrah Rivaldos i cili shkëlqeu për Brazilin, por edhe klube të ndryshme përfshirë Barcelonën.

Januzaj, si talent i madh, do të shpresojë të arrijë suksesin që pati Rivaldo, gjatë karrierës së tij.