Januzaj larg Shqipërisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armando Duka ka njoftuar se ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, nuk është pranë përfshirjes në ekipin kuqezi. Januzaj kërkohet me ngulm nga selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi, por italiani ka deklaruar më parë se të gjitha tentimet e deritashme për inkuadrimin e mesfushorit kosovar në…

Sport

07/03/2014 12:53

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armando Duka ka njoftuar se ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, nuk është pranë përfshirjes në ekipin kuqezi.

Januzaj kërkohet me ngulm nga selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi, por italiani ka deklaruar më parë se të gjitha tentimet e deritashme për inkuadrimin e mesfushorit kosovar në skuadrën e tij, kanë qenë të dështuara.

Njësoj ka thënë edhe Duka.

“Jo, nuk jemi afër tij. Nuk kemi asnjë përgjigje pozitive, me gjithë përpjekjet tona për ta afruar. Unë e kam thënë edhe herë të tjera që ai është një talent dhe ne do të ishim shumë të kënaqur nëse do të luante për ne. Por unë mendoj se ne duhet të merremi më shumë me lojtarët tanë”, deklaroi Duka për Panorama Sport.

“Më ka bërë përshtypje një prononcim i para disa ditëve të Hamdi Salihit, i cili thoshte: po pse nuk merreni me ne që kemi dëshirë që të luajmë për Kombëtaren. Pse s’merreni me ne që kemi dëshirë të kontribuojnë për Kombëtaren, por me ata që nuk e kanë këtë ndjesi?”, shtoi ai.

“Ndaj edhe unë them se duhet të merremi më shumë me këta lojtarë, të cilët vërtet duan të kontribuojnë për Kombëtaren shqiptare. Federata dhe jo vetëm nuk kemi lënë asgjë pa bërë për ta afruar atë lojtar, ndaj nuk bëhemi pishman sepse nuk kemi ç’të bëjmë tjetër”, përfundoi Duka.