Januzaj kundër Shqipërisë
Në rast se ftohet nga Belgjika për Euro 2016, Adnan Januzaj mund të ndeshet me Shqipërinë, në fazën e grupeve të garës në Francë.

Sport
Shqipëria u kualifikua direkt për në Euro 2016.
Kuqezinjtë janë në vazon e katërt për shortin e garës.
Dhe, në mesin e bartësve të grupit është Belgjika, ku së fundmi ka filluar të aktivizohet Adnan Januzaj.
Andaj, në rast se ftohet nga Belgjika, mesfushori i huazuar në Borussia Dortmund mund të ndeshet me Shqipërinë, Kombëtare e cila e kërkoi publikisht para se ai të vendos të përfaqësojë belgët.