Januzaj kundër Rooneyt dhe De Geas

Manchester United ka njoftuar se Adnan Januzaj, David de Gea dhe Wayne Rooney janë kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë për muajin tetor. Mesfushori, portieri dhe sulmuesi ishin në mesin e më meritorëve për katër fitoret e realizuara nga United gjatë këtij muaji. Ylli kosovar Januzaj kurrë nuk do ta harrojë tetorin. 18-vjeçari…

Sport

31/10/2013 12:04

Manchester United ka njoftuar se Adnan Januzaj, David de Gea dhe Wayne Rooney janë kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë për muajin tetor.

Mesfushori, portieri dhe sulmuesi ishin në mesin e më meritorëve për katër fitoret e realizuara nga United gjatë këtij muaji. Ylli kosovar Januzaj kurrë nuk do ta harrojë tetorin.

18-vjeçari u shndërrua në yll duke realizuar dy herë në Sunderland para vazhdimit të kontratës në Old Trafford, që do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2018. Ai u shpall futbollisti i ndeshjes edhe kundër Southamptonit, si dhe u inkuadrua në ekip për Ligën e Kampionëve.

De Gea u lavdërua për pritjen e jashtëzakonshme duke ia mohuar golin mesfushorit të Sunderlandit, Emanuele Giaccherini. Spanjolli shkëlqeu edhe kundër Stoke Cityt duke bërë që sulmuesi Javier Hernandez ka përshkruaj si “ndoshta portieri më i mirë në botë”.

Kurse, Rooney e përcolli formën e mirë që ia solli çmimin në shtator, dhe kundër Stoke Cityt realizoi golin e rëndësishëm të barazimit në fitoren dramatike 3-2.

Tifozët e Unitedit nëpërmjet llogarive të tyre në uebfaqen zyrtare të Unitedit do të mund ta votojnë fituesin.