Januzaj, jashtë Ligës së Kampionëve

Adnan Januzaj nuk do të përfshihet në ndeshjen e parë të Manchester Unitedit në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit të martën mbrëma, në Grupin A. Gjiganti nga Old Trafford ka vendosur të pret deri më 7 tetor për ta regjistruar yllin kosovar, kur ai do të inkuadrohet në liftin UEFA…

Sport

16/09/2013 16:34

Adnan Januzaj nuk do të përfshihet në ndeshjen e parë të Manchester Unitedit në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit të martën mbrëma, në Grupin A.

Gjiganti nga Old Trafford ka vendosur të pret deri më 7 tetor për ta regjistruar yllin kosovar, kur ai do të inkuadrohet në liftin UEFA B, me të cilën mund të luajë në Ligën e Kampionëve, vetëm pas janarit të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar mediet angleze.

Danny Welbeck i lënduar po ashtu pritet të jetë jashtë listës kurse në dyshim është edhe prezenca e mbrojtësit Phil Jones, po ashtu i dëmtuar.

18-vjeçari Januzaj, nga ky stinor anëtar i ekipit senior të Unitedit, bëri paraqitje fantastike në debutimin e tij në Premierligë të shtunën në fitoren 2-0 ndaj Crystal Palace.