Januzaj, i madh
David Moyes beson se Adnan Januzaj do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Manchester Unitedit. Ylli i ri kosovar nënshkroi kontratë afatgjate me gjigantin nga Old Trafford, pas dy golave që realizoi në debutimin e tij si titullar në Premierligë në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, me çka zgjoi vëmendjen e mbarë botës…

Sport
David Moyes beson se Adnan Januzaj do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Manchester Unitedit. Ylli i ri kosovar nënshkroi kontratë afatgjate me gjigantin nga Old Trafford, pas dy golave që realizoi në debutimin e tij si titullar në Premierligë në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, me çka zgjoi vëmendjen e mbarë botës për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Pas inkuadrimit në lojë si rezervist në fitoren 3-2 kundër Stoke Cityt të shtunën, edhe njëherë u bë e qartë se 18-vjeçari do të ketë rol të rëndësishëm për të luajtur këtë edicion.
“Transferimi dhe kontrata e re pesëvjeçare e Adnan Januzajt tregon gatishmërinë e klubit për angazhimin e futbollistëve më të mirë”, shkroi Moyes në komentin e tij të publikuar nga magazina United Review.
“Futbollistët e rinj kanë mundësi të zhvillohen këtu në Manchester United, dhe nuk dyshoj se në të ardhmen, Adnani do të bëhet futbollist i madh. Ai është 18-vjeç, ka aftësi të mira, si dhe pjekuri përtej moshës që ka. Të gjitha aspektet e lojës së tij do të vazhdojnë të përmirësohen gjithnjë e më tepër, por ai tashmë ka bërë kontribut të rëndësishëm në ekip, duke krijuar dhe realizuar gola”, përfundoi Moyes.