Januzaj gjen klubin e ri

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj pritet të transferohet në Real Sociedad, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

16/06/2015 14:25

Adnan Januzaj mund të përfundojë në Real Sociedad, duke i dhënë përkohësisht fund aventurës në Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, trajneri i ekipit spanjoll, David Moyes, i cili kishte punuar me 20 vjeçarin tek “Red Devils”, e ka arritur marrëveshjen me lojtarin istogas, i cili është i gatshëm të kalojë në La Ligë.

Januzaj luajti pak në edicionin e fundit dhe në Sociedad do të shpresonte që të ketë angazhim më të madh.