Januzaj, gati për Champions
David Moyes ka insistuar se Adnan Januzaj është i gatshëm të debutojë në Ligën e Kampionëve por ka theksuar se do të jetë i kujdesshëm në zhvillimin e 18-vjeçarit. Pasi fillimisht përfundoi jashtë listës së futbollistëve të regjistruar për garën elite të klubeve evropiane, Januzaj u përfshi në të kur u emërua si zëvendësues kundër…

Sport
David Moyes ka insistuar se Adnan Januzaj është i gatshëm të debutojë në Ligën e Kampionëve por ka theksuar se do të jetë i kujdesshëm në zhvillimin e 18-vjeçarit.
Pasi fillimisht përfundoi jashtë listës së futbollistëve të regjistruar për garën elite të klubeve evropiane, Januzaj u përfshi në të kur u emërua si zëvendësues kundër Real Sociedadit në Old Trafford, në xhiron e kaluar, por pa u inkuadruar në lojë.
Mirëpo, Moyes ka thënë se ylli kosovar është në planet e tij për udhëtimin në San Sebastian të martën.
“Ai sigurt do të luajë në Ligën e Kampionëve. Nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi ta inkuadrojmë djaloshin, në kohën e duhur. Ai nuk është i lodhur dhe nuk kemi pësuar ndonjë rënie të formës andaj jam i sigurt se do ta vazhdojmë ta aktivizojmë, dhe do të jetë në ekip dhe rreth tij”, deklaroi Moyes për uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit.
Januzaj ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion në Premierligë dhe Capital One Cup, kurse tani i ka ardhur koha të dëshmohet edhe në Ligën e Kampionëve.