Januzaj gabon, eliminohet Man Utd
Manchester United u eliminua në gjysmëfinale të Capital One Cup pas humbjes me penallti nga Sunderland me rezultat 2:1. Dhe, një pjesë të fajit e ka edhe ylli kosovar Adnan Januzaj. Vendasit e fituan duelin në kohën e rregullt 1:0. Jonny Evans e kaloi Manchester Unitedin në epërsi në minutën e 37’të kur realizoi nga…
Sport
Manchester United u eliminua në gjysmëfinale të Capital One Cup pas humbjes me penallti nga Sunderland me rezultat 2:1. Dhe, një pjesë të fajit e ka edhe ylli kosovar Adnan Januzaj.
Vendasit e fituan duelin në kohën e rregullt 1:0. Jonny Evans e kaloi Manchester Unitedin në epërsi në minutën e 37’të kur realizoi nga afërsia.
Por, nuk pati më gola në vazhdim të lojës së rregullt dhe pas rezultatit të përgjithshëm 2:2 ndeshja shkoi në vazhdime.
Periudha e parë e vazhdimeve nuk solli gola kurse në minutën e parafundit të asaj të dytës, një gabim i rëndë nga portieri David de Gea bëri që Sunderland të barazonte rezultatin dhe të besonte se siguroi finalen, pas golit nga Phillip Bardsley.
Mirëpo, në mënyrë dramatike United realizoi në sulmin e fundit, kur Januzaj asistoi në qendër nga krahu i majtë, prej ku Javier Hernandez realizoi dhe e dërgoi ndeshjen në penallti.
Sunderland shënoi dy herë kurse United vetëm një, përfshirë gabimet nga Welbeck, Januzaj, Phil Jones dhe Rafael që i kushtuan vendasve me eliminim nga gara. Kurse, Sunderland shkon në finale ku do të ndeshet me Manchester Cityn.