Januzaj e shokon Turqinë

Turqit kanë mbetur të shokuar kur e morën vesh lajmin se Adnan Januzaj do të luajë për Belgjikën. Ata shpresonin se 19 vjeçari do ta zgjidhte ekipin e Fatih Terimit, por në mendjen dhe zemrën e 19 vjeçarit ishte vendi ku u lind dhe u rrit.

Sport

24/04/2014 12:37

Turqit janë shokuar kur e kanë kuptuar se Adnan Januzaj e ka zgjedhur Përfaqësuesen e Belgjikës.

Mediat turke i kanë kushtuar theks të veçantë mesfushorit kosovar, duke e pritur me habi vendimin e 19 vjeçarit.

Uebfaqja turke kirikhan.net ka shkruar se ky është një lajm shokues për këtë vend. \”Shok. Futbollisti turk nuk e zgjodhi Turqinë\”, shkruan kjo uebfaqe.

Në fakt, javë më parë, përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim kishte theksuar se Federata e Futbollit të Turqisë po bën përpjekje që ta bind talentin e Manchester Unitedit që ta zgjedh këtë vend për ta përfaqësuar, për shkak se ai kishte lidhje familjare me Turqinë.

Mirëpo, goditja e fundit për turqit arriti të mërkurën, kur u dha lajmi nga përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots se futbollisti nga Istogu i la krejt opsionet anash, duke e zgjedhur Belgjikën, aty ku u lind dhe u rrit.

Në të kaluarën, Turqia ka mbetur edhe pa futbollistë tjerë me prejardhje nga ky vend, të cilët kanë preferuar t’i zgjedhin vendet tjera, kryesisht Gjermaninë.