Januzaj e Shaqiri i duhen Kosovës

Kosova është duke kryer përgatitjet e fundit para zhvillimit të ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit, të mërkurën në Mitrovicë. Futbollistët e selektorit Albert Bunjaki, janë gati, njësoj sikurse një numër i madh i tifozëve që ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për të ndjekur takimin në stadiumin Adem Jashari. Dhe, dalë ngadalë kanë filluar…

Sport

04/03/2014 14:42

Kosova është duke kryer përgatitjet e fundit para zhvillimit të ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit, të mërkurën në Mitrovicë.

Futbollistët e selektorit Albert Bunjaki, janë gati, njësoj sikurse një numër i madh i tifozëve që ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për të ndjekur takimin në stadiumin Adem Jashari.

Dhe, dalë ngadalë kanë filluar të zbulohen edhe transparentet dhe mesazhet e ndryshme që do të publikohen gjatë sfidës.

Faqja Accept Kosovo in FIFA and UEFA, në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi ku disa tifozë mbajnë në duar një transparent të madh me fotografitë e yjeve si Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Besart Berisha, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, kurse në të shkruan në gjuhën angleze: “We need you”, na duheni.

Një mesazh i fuqishëm edhe për futbollistët kosovarë që luajnë anembanë Evropës që Kosova llogarit në ta.