Januzaj e lë nën hije Fellainin

Një ditë pasi realizoi dy gola në debutimin e tij si titullar në Premierligë, Adnan Januzaj përcolli një ndeshje basketbolli derisa në kokë mbante një kapelë të bejsbollit. Por, në mënyrë të drejtë. Ndoshta ishte vetëm rastësi por ai dukej shumë më i famshëm në duelin kundër Southamptonit të shtunën. Në fakt, ishte shumë më…

Sport

21/10/2013 10:41

Një ditë pasi realizoi dy gola në debutimin e tij si titullar në Premierligë, Adnan Januzaj përcolli një ndeshje basketbolli derisa në kokë mbante një kapelë të bejsbollit. Por, në mënyrë të drejtë.

Ndoshta ishte vetëm rastësi por ai dukej shumë më i famshëm në duelin kundër Southamptonit të shtunën. Në fakt, ishte shumë më i famshëm se frizura interesante e Marouane Fellainit, përforcimit kryesor të klubit gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan tabloidi britanik Mirror.

Januzaj, në paraqitjen e tij të dytë të njëpasnjëshme si titullar në Premierligë sërish ishte futbollisti i ndeshjes – i zgjedhur nga tifozët e Manchester Unitedit në uebfaqen zyrtare të klubit – por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës që të fitojë kundër Southamptonit, duel që përfundoi në barazim 1-1.

Tani për tani, Januzaj është shenja e rrallë pozitive për menaxherin David Moyes, i cili ka bërë një nismë dëshpëruese në Premierligë duke grumbulluar vetëm 11 pikë pas tetë xhirosh.

Dhe, derisa Januzaj vazhdon të shkëlqejë, Fellaini ka probleme fizike dhe ende është larg nga forma që pritet prej tij.