Januzaj e ka si vëlla Fellainin (Foto)

Mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj duket se po kalon shumë mirë me bashkëlojtarin e tij Fellaini. Ai e ka cilësuar atë si një vëlla.

Sport

16/11/2014 11:19

Adnan Januzaj ka postuar një fotografi në rrjetin social, ku shihet në stërvitje së bashku me bashkëlojtarin e tij te Manchester United gjithashtu dhe te Belgjika, Marouane Fellaini.

“Në stërvitje me vëllanë”, ishin fjalët e shkruara të Januzajt në fotografinë e postuar pak çaste më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Januzaj e përmend një gjë të tillë. Ai njihet me miqësinë e tij që e ka me Fellainin.