Januzaj duhet të luajë titullar
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka aktivizuar 39 formacione të ndryshme bazë këtë sezon, dhe kjo tregon se ende nuk e ka gjetur balancin e duhur. Dhe, pjesë e këtyre ndryshimeve ka qenë edhe ylli kosovar Adnan Januzaj, i cili ka mbetur si rezervist në ndeshjen e fundit, duke u inkuadrua në lojë vetëm…
Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka aktivizuar 39 formacione të ndryshme bazë këtë sezon, dhe kjo tregon se ende nuk e ka gjetur balancin e duhur.
Dhe, pjesë e këtyre ndryshimeve ka qenë edhe ylli kosovar Adnan Januzaj, i cili ka mbetur si rezervist në ndeshjen e fundit, duke u inkuadrua në lojë vetëm pas intervalit.
Por, analisti Martin Keown, ish mbrojtës i Arsenalit mendon se Januzaj duhet të jetë titullar në ekipin e Moyesit.
Januzaj ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni dhe Keown insiston se kosovari duhet të jetë në formacionin bazë.
“Michael Carrick dhe Darren Fletcher përfaqësojnë një dyshe solide në qendër të mesfushës, pastaj mund të përdoren Adnan Januzaj dhe Juan Mata në krah”, shkroi ai për Sports Mail, derisa publikoi formacionin e tij ideal të Unitedit.