Januzaj – Dortmund, zbulohet e vërteta

Trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel ka akuzuar Adnan Januzajn se nuk ka arritur të lë gjurmë në skuadrën nga Bundesliga.

Sport

04/02/2016 11:51

Adnan Januzaj nuk ishte në gjendje të dëshmohej në Borussia Dortmund, sepse dështoi të shkëputej nga Manchester United, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.

Januzaj bëri vetëm gjashtë paraqitje si rezervist dhe tri si titullar në Evropë për Dortmundin gjatë periudhës së shkurtër të huazimit.

Por, ai u rikthye në Old Trafford në janar. Tuchel ka shpjeguar se çfarë ndodhi.

“Një pjesë e tij ishte gjithmonë në Manchester dhe nuk mund t’i ndihmonte atij që të shkëputej prej saj”, deklaroi Tuchel për “FourFourTwo”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai nuk arriti të ambientohej në Borussia Dortmund”, u shpreh ai.