Januzaj, dorën në zemër për Belgjikë (Foto)

Derisa futbollistët shqiptarë anëtarë të Përfaqësueses së Zvicrës e injorojnë himnin para ndeshjeve, Adnan Januzaj me krenari e mban dorën në zemër në intonimin e atij belg.

Sport

06/07/2014 14:06

Valon Behrami së fundmi ka shpjeguar se ai dhe futbollistët e tjerë shqiptarë nuk e këndojnë himnin e Zvicrës para fillimit të ndeshjeve.

Dëshmia për këtë erdhi edhe gjatë dueleve të skuadrës helvetike në Kampionatin botëror. Mirëpo, ndryshe prej tyre Adnan Januzaj duket se e ka për zemër himnin e Belgjikës.

Ndonëse bëri vetëm një paraqitje për skuadrën e selektorit Marc Wilomots në Kampionatin botëror, Januzaj përcolli bashkëlojtarët e tij nga bankina derisa u eliminuan nga gara pas humbjes 1:0 nga Argjentina të shtunën.

Para fillimit të ndeshjes, derisa po intonohej himni i Belgjikës, Januzaj mbante dorën në zemër duke arsyetuar atë që ka thënë së fundmi: “Kam lindur në Belgjikë dhe ndihem belg”.