Januzaj do të mbetet në Man Utd

11:20 | 28 Shtator 2013

Januzaj

Menaxheri i Manchester United, David Moyes ka insistuar se Adnan Januzaj dëshiron të mbetet në Old Trafford. Por, ai theksoi se mesfushori i talentuar kosovar ka ndikim negativ rreth vetes. 18-vjeçari ka bërë tri paraqitje për Unitedin këtë sezon pas promovimit në ekipin e parë të Moyesit, por ende nuk e ka vazhduar kontratën me […]

Menaxheri i Manchester United, David Moyes ka insistuar se Adnan Januzaj dëshiron të mbetet në Old Trafford. Por, ai theksoi se mesfushori i talentuar kosovar ka ndikim negativ rreth vetes.

18-vjeçari ka bërë tri paraqitje për Unitedin këtë sezon pas promovimit në ekipin e parë të Moyesit, por ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin.

Megjithatë, Moyes beson se Januzaj dëshiron të mbetet në klub, e sidomos për faktin se vlerësohet nga ata që punojnë përkrah tij.

“Adnan dëshiron të mbetet por ka ndikim rreth vetes. Ne mendojmë shumë për të, ai është futbollist i Manchester Unitedit dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë”, deklaroi Moyes.

“Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për prodhimin dhe dhënien e rastit të futbollistëve të rinj. Ne mendojmë se e bëjmë më mirë se të gjithë të tjerët. Është pjesë e punës së promovimit të futbollistëve të rinj dhe Adnan tashmë është promovuar. Hapi i radhës është të bëhet futbollist i rregullt titullar”, përfundoi ai.