Januzaj, dhuratë për një lojtar kosovar (Foto)

Adnan Januzaj i ka dhuruar një dhuratë simbolike, mesfushorit të Besës së Pejës, Fetim Kasapit.

Sport

19/12/2014 21:38

Mesfushori i Besës së Pejës, Fetim Kasapi ka marrë një dhuratë mjaft të bukur, nga mesfushori me origjinë kosovar që luan për Manchester United, Adnan Januzaj.

Më saktësisht, Januzaj i ka dhënë këpucët më të cilat ka luajtur vet ai, një miku të tij të quajtur Adil Krasniqi, i cili i ka nisur këto menjëherë në drejtim të mesfushorit të Besës së Pejës.

“Kam një mik që jeton në Bruksel që quhet Adil Krasniqi dhe ai takohet shpesh me babanë e Januzajt. Dhe, nëpërmjet tij i kam marrë si dhuratë. Dua t’i falënderoj për këtë dhuratë shumë të çmuar”, tha Kasapi për Sport Plus.