Januzaj – Deulofeu, dueli i javës

16:17 | 18 Prill 2014

Januzaj, talent i madh

Adnan Januzaj dhe Gerard Deulofeu do të zhvillojnë duelin kryesor të fundjavës. Calciomercato.it ka vequar ballafaqimin mes talentit të Manchester Unitedit dhe atij të Evertonit.


Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe talenti i Evertonit, Gerard Deulofeu do të zhvillojnë duelin e fundjavës në ligat më të mëdha evropiane.

Januzaj, i cili ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë me ekipin senior të Unitedit, është shndërruar në një prej anëtarëve kryesor në skuadrën e David Moyesit.

Dhe, në duelin e fundjavës në udhëtim te Everton ai do të zhvillojë një ballafaqim me talentin e Barcelonës, i huazuar në Everton, Deulofeu, shkruan Calciomercato.it.

Ata të dy konsiderohen si yje të së ardhmes andaj do të jetë interesant të shohim ballafaqimin e tyre, duke marrë parasysh se ata luajnë në skuadrat përkatëse ose inkuadrohen nga bankina.