Januzaj dështon ardhjen e Di Marias

Transferimi i yllit të Real Madridit, Angel di Maria në Manchester United mund të dështojë. Kjo për shkak se menaxheri Louis van Gaal frikësohet se ardhja e argjentinasit mund ta bllokojë Adnan Januzajn.

Sport

22/08/2014 12:45

Edhe pse Angel Di Maria ka njoftuar Real Madridin se dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, nuk është e sigurt se ai do të transferohet në Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Van Gaal brengoset se ardhja e yllit argjentinas do të pengojë zhvillimin e Adnan Januzajt.

Tifozët e Unitedit luten për realizimin e një përforcimi të madh në Old Trafford edhe pse klubi ka shpenzuar gati 80 milionë euro në blerjen e treshes Marcos Rojo, Ander Herrera dhe Luke Shaw.

Por, Di Maria mund të mos jetë përforcim i ri i Manchester Unitedit, pikërisht për shkak të Januzajt, i cili edhe ashtu nuk e ka të sigurt minutazhin në formacionin bazë të ekipit.

Kurse, ardhja e Di Marias mund ta bllokojë edhe më shumë mesfushorin e talentuar të Përfaqësueses së Belgjikës.